Lukaku e barazoi një rekord 71-vjeçar në fitoren e Interit kundër Milanit

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku është bërë lojtari i parë në 71 vjetët e fundit që shënon gol në katër derbi të Milanos radhazi, pas realizoi edhe të dielën në fitoren e thellë të Interit 3:0 të dielën.

Lautaro Martinez dy herë dhe Lukaku një herë shënuan për t’i ndihmuar Interit ta mposhtë Milanin 3:0 në derbin për kreun e tabelës në Serie A të dielën në San Siro, raporton Gazeta Express.

Interi vijon të jetë lider i Serie A tani me 53 pikë pas 23 ndeshjeve, katër më shumë se Milani dhe 11 më shumë se Juventusi. Ky i fundit i ka zhvilluar dy ndeshje më pak, megjithatë.

Goli fantastik individual i Lukakut jo vetëm që e vulosi fitoren e Interit, por edhe ia siguroi 27-vjeçarit një vend në librat e historisë.

Sulmuesi belg është lojtari i parë që prej Benito Lorenzit në vitin 1950 që shënon në katër derbi të Milanos radhazi.

Lojtari i fundit që e arriti këtë nga cilado palë ishte ish-sulmuesi i Milanit Romeo Bonetti në sezonin 1972/73. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...