Luka Modric e konfirmon të ardhmen

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e kontratës po shkojnë në drejtimin e duhur, duke konfirmuar se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe pas këtij sezoni.

Marrëveshja e tanishme e mesfushorit kroat me Real Madridin mbaron në fund të këtij sezoni, pra në qershor, transmeton Gazeta Express.

Modric po kalon nëpër formë të mirë, pasi e pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit.

“Jam në bisedime (me klubin) dhe vazhdimi i (kontratës) është në rrugën e duhur”, tha Modric në një konferencë për media para ndeshjes së Madridit kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës të enjten.

“Jam i lumtur sesi po shkojnë gjerat, kaq mund të them”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...