Luftojeni lodhjen me karota dhe me hudhër

PUBLIKUAR

Me ndryshimin e stinëve sistemi imun mundet të jetë më pak efektiv sesa që duhet të jetë në rrethana normale. Kjo na bën të lodhur, mund të vuajmë nga ftohjet dhe gripi. Përzgjidhni ushqimet që i hani, që janë të pasura me nutrientë. Një i tillë është lëngu i përgatitur nga hudhrat dhe karotat. Karotat ofrojnë më shumë sesa që kujdesen për syrin dhe shëndetin e lëkurës, transmeton “Zëri.info”.

Nga hudhra marrim shumë përbërës natyralë të dobishëm nëse e konsumojmë për kafjall. Nëse kombinohen këta dy përbërës do të fitohet një pije natyrale dhe freskuese. Nëse pini një lëng nga karotat përmban antioksidues si vitamina A, C, K, B8 dhe B9, mineralet si hekur, kalium, bakër dhe mangan. Karotat kanë efekt kundër baktereve e kjo ndikon në forcimin e sistemit imun.

Po ashtu ofrojnë energji, vitamina C stimulon qelizat e bardha të gjakut, duke forcuar organizmin kundër viruseve.

Hudhra është një nga ushqimet e pakta që ofrojnë shumë dobi nëse konsumohen të shtypura. Nëse e copëtoni hudhrën aktivizohet enzima e quajtur alicinë. Ky përbërës e furnizon metabolizmin me hekur. Pos se ndihmon të mbushemi me energji, ndihmon edhe kundër lodhjes. Hudhra është e pasur me vitaminë C dhe të kompleksit B.

Mineralet si mangan, kopër, selen, fosfor, zink dhe hekur, si dhe me proteina. Si ta përgatitni këtë lëng? Nevojiten 3 karota, 2 thelpinj të hudhrës dhe 200 ml ujë. Shpëlajini karotat.

Më pas copëtojini hudhrat, shtypini, pasi kjo aktivizon enzimat. Gjithçka vendosni në mikser dhe përziejini. Shija e këtij lëngut nuk është e ëmbël, por efikase. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...