Luftimet rreth Mosulit: Ushtria irakiane provon të arrijë në jug

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Ushtria irakiane ka provuar, të enjten, që të afrohet në jug të qytetit Mosul, ku siç njoftohet, grupi militant “Shteti Islamik”, ka “ekzekutuar një numër njerëzish” për të penguar popullatën ndaj çfarëdo përpjekje që të ndihmojë ofenzivën e udhëhequr nga SHBA-ja ndaj bastionit të fundit të militantëve në Irak.

Në ditën e 11-të të ofenzivës më të madhe tokësore në Irak që nga invazioni i udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2003, ushtria dhe njësitë e policisë federale u përballën me zjarrin e snajperëve dhe makinat vetëvrasëse në jug të Hammam al-Alil, vendit ku dyshohet se janë kryer ekzekutimet në paralagjet e Mosulit, tha një zëdhënës i ushtrisë Irakiane.

Militantët vranë një numër të të burgosurve, pjesa më e madhe e tyre ish-pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë irakiane, që janë marrë nga fshatrat, por grupi u detyrua që t’i lërë në kohën kur trupat avancuan, thanë zyrtarët në rajon, njofton “Reuters”.

Ekzekutimet janë kryer “për të terrorizuar të tjerët, ata që janë në Mosul veçanërisht”, dhe natyrisht që të “heqin qafe” të burgosurit, tha Abdul Rahman al-Waggaa, një pjesëtar i këshillit provincial Nineveh./REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...