Luftimet e ashpra “shkundin” Damaskun, publikohen pamje nga “vendi i ngjarjes” (Video,+16)

PUBLIKUAR

Përleshje të ashpra mes ushtrisë siriane dhe kryengritësve të udhëhequr nga dega e Al-Kaedës e njohur më parë si Fronti Al Nusra shpërthyen në një lagje në lindje të Damaskut të martën – pamje këto të publikuara nga “vendi i ngjarjes” nga mediat e huaja.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, forcat qeveritare siriane kanë intensifikuar bombardimin e pozicioneve terroriste në veri të lagjes Jobar, e cila ka qenë e ndarë në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve për më shumë se dy vjet.

Të martën në mëngjes, terroristët shpërthyen një makinë bombë, duke nisur një inkursion nga skajet e Damaskut dhe me sukses u infiltruan zonën al-Maamel, me qëllim për të nxitur ofensivën më tej në lagjen al-Qaboun.

Gjithashtu disa raketa janë lansuar nga rebelët në pjesën qendrore të qytetit, ka raportuar Reuters, duke cituar dëshmitarët.

“Situatë shumë e frikshme për civilët që jetojnë në qytetin më të populluar të Sirisë në këtë moment. Disa lagje kanë vuajtur nga granatimet, shpërthimet nga të cilat janë goditur makinat dhe shtëpitë, si dhe shumë civilë janë plagosur si pasojë e këtyre përleshjeve”, shkruajnë më tej mediat e huaja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...