Luftë e ftohtë Hollande-Valls për zgjedhjet presidenciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Presidenti në ikje, me një popullaritet në rënie po qëndron në heshtje në lidhje me një kandidaturë të mundshme në parapraket socialiste që do të zhvillohen në janar. Ai pritet të japë verdiktin e tij për këtë fakt deri më 15 dhjetor, data e mbylljes së kandidaturave.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Manuel Valls me padurim mbetet në pritje te shikojë këtë sfidë.

“Duhet qe gjithçka te shkojë mbarë », u shpreh së fundmi zëdhënësi i ekzekutivit, Stéphane Le Foll, duke konfirmuar një përkeqësim të marrëdhënieve të tyre nga një çështje pune e presidentit që iu transmetua në fshehtësi dy gazetarëve të së përditshmes « Le Monde » që nuk ka reshtur ende së shkaktuari reagime.

Mes zërave kundër François Hollande apo pro Manuels Valls, luftë influencash në Parlament, fragmente të vogla provokuese brenda rrethit të ngushtë ku tensionet kanë cekur majat javët e fundit.

“Rrethi pro Hollande po mban tashmë një kallashnikov në shpatull”, u shpreh një person i afërt i Manuel Valls.

Ky i fundit ka shpalosur prej disa javësh atë që po përngjan gjithnjë e më tepër me një program presidencial. Këtë javë ai shtoi një kapitull duke saktësuar vizionin e tij për një globalizëm në shërbim të popujve në rreshtin e parë të një gazete, transmeton atsh.

Në një tjetër intervistë të publikuar sot kryeministri i pyetur në lidhje me ambiciet presidenciale për 2017, është shprehur mjaft i vendosur se nuk do të braktiste të majtën.

Për sa i përket një kandidature të mundshme të François Hollande, kryeministri nuk është shprehur entuziast në këtë drejtim duke formuluar gjithashtu tre « kërkesa » që ato të bëhen realitet. I vetmi interes për të në këto momente ishte Franca, e majta dhe familja e tij politike.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...