Lufta Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur orët e fundit

PUBLIKUAR

Sirenat ajrore kanë rënë në disa qytete ndërsa Ukraina zgjohet në ditën e 21 të luftës.

-Raundi i katërt i negociatave të paqes ka bërë disa përparime. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”.

-Ajo vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje.

-“Ju nuk jeni vetëm. Lufta juaj është lufta jonë”, i tha kryeministri i Sllovenisë popullit ukrainas.

-Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje.

-Ndërkohë, në qytetin jugor të Mariupolit, trupat ruse po mbajnë peng 400 mjekë dhe pacientë, tha kryebashkiaku lokal.

-Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën nga 1 miliard dollarë.

– OKB thotë se 70,000 fëmijë çdo ditë janë bërë refugjatë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina ka kaluar tre milionë. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...