Lufta në prag, ja çfarë ka përgatitur Evropa për Rusinë

PUBLIKUAR

as paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara se Rusia mund ta sulmojë së shpejti Ukrainën, ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Dmitry Kuleba, njoftoi se ka biseduar me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke konfirmuar se është përgatitur një pako e sanksioneve të rënda kundër Rusisë.

Përpos sanksioneve, kryediplomati ukrainas tha se Bashkimi Evropian do të bëjë përpjekje që t’i ofrojë vendit të tij edhe përkrahje politike dhe financiare, duke shprehur falënderim për qëndrimin e bllokut, shkruan Gazeta Express.

“Bisedë e përqendruar me Josep Borrell-in për situatën e tanishme të sigurisë. E konfirmuar: pakoja e sanksionave të rënda ndaj Rusisë është përgatitur. BE-ja do të bëjë përpjekje të veçantë për t’i ofruar Ukrainës përkrahje politike e financiare. Mirënjohës për qëndrimin e patundur dhe gatishmërinë për veprime vendimtare”, shkroi Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka thënë se sulmi rus kundër Ukrainës ka gjasë të nisë në ditët e ardhshme, ndonëse shtoi se ende nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dhënë urdhrin për sulm.

Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...