Luana Vjollca provokon me dukjen atraktive nga pushimet në Itali

PUBLIKUAR

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca pas angazhimeve profesionale në këtë periudhë ka vendosur të shijojë pushimet.

Biondina joshëse ka zgjedhur si destinacion përrallorë të Positanos në Itali për t’u relaksuar.

Nga atje, prezantuesja dhe këngëtarja ka qëndruar pranë fansave të saj në rrjetet sociale duke sjellur foto dhe video të ndryshme nga atje.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Nuk kanë munguar as imazhet provokuese, në të cilat fokusi ishte te linjat e saj ‘bombastike’ të trupit.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, kur postoi disa fotografi të reja në të cilat shihet e veshur me një fustan të gjatë dekolte të hapur.

Luana dukej e mrekullueshme me veshjen që e kompletoi edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata që i la të lira mbi supe.

 

“Çfarë mund të them”, ka shkruar në italisht 31-vjeçarja në mbishkrimin e postimit, ku nuk munguan komentet e shumta të fansave.

Ndërkohë, para se të fillonte pushimet, Luana solli një këngë të re “Shtinja flaken”, në bashkëpunim me Bardhin dhe Mato Lalen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...