LSI rritet, PD zvogëlohet e PS mund ta bëjë e vetme Qeverinë

PUBLIKUAR

Nga numërimi i 87 për qind kutive të votimit, Partia Socialiste merr “timonin” me 73 deputetë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, PS kishte 65 deputetë.

Partia Demokratike do të ketë tri mandate më pak se në 2013. Derisa katër vite më parë kishte siguruar 46 deputetë, këtë herë do t’i ketë 43, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga PD, Lëvizja Socialiste për Integrim këtë herë del më e fuqishme me tre deputetë. LSI do të ketë 19 mandate deputetësh (më 2013 kishte 16).

Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë. Nga rezultatet e deritashme del se PS mund ta formojë e vetme Qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Me këtë bien të gjitha spekulimet e mëparshme për një qeveri PS-PD “për hir të stabilitetit në vend” e me të cilën do të neutralizohej edhe LSI-ja “problematike”.

Por, këtë herë PS-ja e Edi Ramës ka shumicën e Parlamentit për t’i arritur të dy qëllimet e përfolura më parë.

Në shumë qendra numërimi kanë përfunduar procesi i numërimit të votave, ndërsa nga votat që kanë mbetur pa numëruar mund të ketë ndryshime shumë të vogla, me lëvizje të një mandati nga një parti tek tjetra.

Nga ndërkombëtarët zgjedhjet janë cilësuar të lira dhe korrekte, gjë që ishte kusht themelor për fillimin e negociatave për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi në vitin 2014 e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...