LSDM-ja vazhdon me premtime për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

“LSDM ka strategji që në mënyrë demokratike ta zhbllokojë Kuvendin, por me javë të tëra nuk ndërmerr diçka konkrete, e as nuk shpalos ndonjë mënyrë si do ta bëjë një gjë të tillë. Damjan Mançevski nga LSDM sot në një konferencë për shtyp nuk dha përgjigje konkrete për planin e tyre, pasi siç tha, me qëllim që të shmanget konflikti mes qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të lejoni që kohën ta mbajmë për vete, për të shmangur çdo mundësi për çfarëdo lloj konflikti në mes të qytetarëve”, u shpreh Mançevski.

Sipas tij, zgjedhjet e reja parlamentare nuk janë opsion pasi ekziston mundësia që të përsëritet rezultati i njëjtë zgjedhor, ndërsa më pas Ivanovi sërish të mos e japë mandatin.

Ndërsa edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervisë për televizionin serb N1 theksoi se gjatë muajit të ardhshëm do të formohet qeveria e re, por duke mos dhënë informacione më të detajuara.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...