Lotus Esprit i ri lansohet brenda dy vitesh, dhjetë vjet pas prezantimit zyrtar (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Për dallim prej prezantimit më 2010, kësaj radhe pritet ta shohim si veturë të kompletuar

Gjërat nuk kanë qenë kurrë më mirë për Lotus, pasi kompania britanike është shumë mirë financiarisht, ndërsa është duke kompletuar makinën e parë Crossover, me platformë nga bashkëpunimi Deely/Volvo, transmeton Telegrafi.3

Krahas këtyre zhvillimeve, Lotus do të sjellë një model të ri, të cilin është duke e përpunuar ndër vite.

Më 2020, pritet që ta shohim një Esprit tërësisht të ri, të bazuar kryesisht në modelin e tanishëm Evora.

Bazuar në teknikat me të cilat e kompletoi këtë të fundit, pritet që makina e re të jetë shumë më e lehtë, të ketë fuqi të mëdha, si dhe të lëvizë me shkathtësi.

Pjesa e përparme dhe ato mbi  rrotë, paneli i përparmë, tavani dhe krahu, të gjitha do jenë nga fibrat e karbonit – material i cili do të përbëjë edhe pjesë tjera të trupit.

Kjo makinë pritet ta ketë motorin nga Toyota, me 3.6-litra V6 që do të prodhojnë 430 kuajfuqi.

I njohur për makinat e thjeshta dhe të fuqishme, dallim nuk pritet të bëjë as kjo veturë nga Lotus.

E tëra që dihet, është se këtë makinë e kemi parë më 2010, por kurrë si një model të kompletuar, por pas një dekade, pritet të ketë prezantim si duhet dhe të plotësojë pritshmërinë e entuziastëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...