Loredana ka sjellë videon duke shijuar motin e nxehtë.
Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit.
Së fundi reperja publikoi videot ku shihej duke shijuar motin e nxehtë teksa shfaq anën sportive të sajën.
Loredana u shfaq me bikini në pjesën e lartë të trupit duke e kombinuar atë me pantallona të shkurtra.
Ajo po po shijonte një lojë tenisi me një anëtar të stafit të saj duke iu referuar atij si partneri i tenisit.
Këto pamje vijnë pasi javën e kaluar Loredana bëri të ditur se 10 burra kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj për të plaçkitur atë teksa reperja dhe tërë familja e saj ishin në gjumë./Lajmi.net/


