Lojtari i Spezias zbulon çfarë i tha Ronaldo pas ndeshjes në Serie A

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Spezia, Emmanuel Gyasi, ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Cristiano Ronaldo pas ndeshjes kundër Juventusit në Serie A të dielën.

Ronaldo u fut në lojë nga stoli në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola në triumfin e Juventusit 4:1 kundër Spezia, transmeton Gazeta Express.

Gyasi ka zbuluar në një intervistë se çfarë kishte biseduar me superyllin portugez pas ndeshjes.

“Bisedova pak me Cristiano Ronaldon para se të largohesha nga fusha. I thashë Ronaldos se ai është frymëzim për mua dhe gati për të gjithë futbollistët e tjerë, posaçërisht për të rinjtë”, tregoi Gyasi.

“Ai ishte i lumtur që i dëgjoi ato fjalë nga unë dhe më buzëqeshi. Ai më tha faleminderit shumë vëlla dhe më këshilloi të punoj fort dhe të besoj në ëndrrat e mia duke qenë se në jetë gjithçka është e arritshme”, shtoi ai.

26-vjeçari debutoi në Serie A këtë sezon me Spezia dhe shpreson se do të marrë ftesë edhe nga ekipi kombëtar i Ganës.

“Dua ta përfaqësoj Ganën, prandaj do të vazhdoj të punoj fort në klub.” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...