Lojtarët e Romës kërkojnë që Dzekos t’i kthehet shiriti i kapitenit

PUBLIKUAR

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët e Romës dëshiron që Edin Dzeko ta bartë shiritin e kapitenit përsëri, por klubi e ka refuzuar kërkesën e tyre

Ish sulmuesit të Manchester City i është marrë shiriti i kapitenit në janar pas tensioneve që ai pati me trajnerin Paulo Fonseca.

Boshnjaku është stërvitur i ndarë nga grupi në fund të janarit kur u raportua se ai mund t’i bashkohet Interit në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez.

Menaxheri gjeneral i Romës, Tiago Pinto ka konfirmuar më 3 shkurt së Dzeko nuk është më kapiten i Romës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, lojtarët e Romës dëshirojnë që atij ti kthehet shiriti i kapitenit.

Kërkesë për këtë ka bërë edhe Lorenzo Pellegrini, i cili ishte emëruar si kapiten i Romës.

Klubi e ka refuzuar kërkesën e lojtarit, por Dzeko mund të startojë kundër Udineses të dielën.

Boshnjaku u rikthye në skuadër vikendin e kaluar në ndeshjen e Romës kundër Juventusit por nuk startojë në Allianz por hyri në pjesën e dytë duke zëvendësuar Borja Mayoralin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...