Locatelli: “Çmimin ia dedikoj ekipit, jam i gatshëm kurdo që trajneri ka nevojë”

PUBLIKUAR

Italia e ka prerë biletën për fazën tjetër të Kampionatit Evropian, pas fitores 3-0 ndaj Zvicrës.

Manuel Locatelli është vlerësuar si më i miri në sfidën mes Italisë dhe Zvicrës, duke fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Ai realizoi dy gola dhe u shpreh shumë i lumtur me startin e Italisë në “Euro 2020”.

“Duhet ta ndaj këtë çmim me të gjithë ekipin. Jam një nga më të rinjtë këtu, më kanë pritur shumë mirë dhe është e mrekullueshme të jem këtu me ta”, tha fillimisht ai.

Locatelli zuri një vend titullari sepse ylli i PSG, Marco Verratti është i dëmtuar dhe përsëri këtë mbrëmje nuk ishte as në stol, por ai nuk e konsideron veten të paprekshëm pas kësaj paraqitje.

“Mendoj se jemi një grup i mrekullueshëm djemsh dhe me të vërtetë shpresoj se Marco të mund të kthehet së shpejti, sepse ai është një lojtar kaq i talentuar që mund të bëjë ndryshimin. Trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij, gjithçka që mund të bëjmë është të jemi gati kur të thirremi në detyrë. Le të vazhdojmë kështu”.

Ndeshjen e fundit Italia do ta zhvillojë me Uellsin dhe do të jetë ndeshje për vendin e parë në Grupin A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...