
Pas ndërprerjes së ndeshjes në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, qytetarë të shumtë llapjan në mënyrë të organizuar janë nisur drejt pikëkalimit kufitar me Serbinë në Merdare.
Ato po këndojnë këngë të njohura të tifozerisë shqiptare dhe po brohorasin parulla të ndryshme.
Sipas Indeksonline qytetarët e mbledhur në Merdare ua kanë hequr targat veturave dhe kamionëve të Serbisë. /Indeksonline/


