Kryetari i Drenasit, ka pasur rastin të kalojë ditën nën shoqërinë e reperit të njohur, Don Xhon.
Ky i fundit, i cili gjithashtu ka prejardhjen nga Drenasi, vazhdon të mbetet ndër reperët më në zë të momentit në estradën shqiptare.
Lldrovci ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet me bashkëvendasin e tij reper, në mbishkrimin e së cilës shkroi se Don Xhoni është gjeneratë e lirisë.
“Takim i fundjavës me Don Xhonin, emër i njohur i skenës muzikore. Ai tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës me muzikën dhe talentin e tij. Don Xhoni është gjeneratë e lirisë. Suksese”, ka shkruar Lladrovci.


