Lladrovci: Lirimi i Lushtakut, kthen shpresën në drejtësi

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar i pari nga bashkëpartiakët, për lirimin e Sami Lushtakut, ish-komandantit të UCK’së të dënuar për krime lufte, që të hënën Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm.

“Lajmi i shumëpritur nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, na riktheu shpresën në drejtësi”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

“Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush, kurrë askush nuk mund t’i mjegullojë as t’i transformoj në akuza. Liria jonë ishte më e çmueshme se çdo akuzë nga kushdoqoftë.

Në rrugëtimin e çlirimit tonë, patëm me vete edhe botën demokratike në krye me NATO-n prandaj, të gjithë servilët, puthadorët dhe shërbyesit e ish sistemit jugosllav, por edhe të partive që duan të fshijnë kujtesën tonë të lavdishme, duhet sot të turpërohen”, thotë kryetari i Drenasit. që po ashtu ka qenë bashkëluftëtar i Lushtakut në UCK.

“Mirë se vjen Sami!”, uron në fund kreu i Drenasit, homologun e tij nga Skenderaj.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...