Liverpooli synon transferimin e Jadon Sanchos, përgatitë ofertë për Dortmundin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Jadon Sancho vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të pëlqyer në Evropë nga skuadrat e mëdha.

Talenti i madh anglez është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ndërsa Borussia Dortmund synon që të fitojë mbi 120 milionë euro nga shitja e tij.

20-vjeçari është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë, por Djajtë e Kuq dështuan ta transferonin atë në verë.

Kësisoj United do të tentojë përsëri në janar për ta transferuar anglezin ose në verën e vitit të ardhshëm.

Por lajmet e fundit nga Anglia kanë bërë me dije se Sancho mund të përfundojë në Anfield.

Jurgen Klopp synon që t’ia rrëmbejë nga duart Unitedit objektivin e tyre kryesor.

Kampioni në fuqi i Anglisë është duke përgatitur një ofertë mbi 100 milionë euro për Dortmundin në mënyrë që ta bindin klubin gjerman të heq dorë nga Sancho.

The Reds kanë për synim që ta transferojnë Sanchon para kampionatit evropian, pasi ndeshjet e mira eventuale të Sanchos në Euro 2021 mund ta rrisin edhe më shumë çmimin e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...