Liverpooli ia rrëmben Bayernit edhe një superyll tjetër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Liverpool është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich David Alaba dhe pasi e transferoi Thiago Alcantaran verën që lamë pas, do të tentojë t’ia marrë edhe një tjetër yll gjigantit gjerman.

Edhe pas tri përpjekjeve Bayerni nuk ka arritur që ta bindë yllin austriak që të rinovojë kontratën. Kjo nënkupton se ai mund të largohet falas verën e ardhshme dhe do të ketë të drejtë të bisedojë me klube të tjera nga janari, raporton Gazeta Express.

28-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kyç për fitimin e tripletës këtë sezon me skuadrën e Bayernit. Ai ka kontratë më klubin deri në qershor të vitit 2021.

Në rast se gjërat qëndrojnë kështu, ai mund të nënshkruaj me ndonjë klub në janar, dhe mund të largohet nga Allianz Arena në vitin 2021 si lojtari i lirë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera përfshirë Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Barcelona.

Por, Liverpool e ka në shënjestër lojtarin e Bayernit, dhe do të bëjë lëvizje menjëherë në muajin janar.

Alaba ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij si mbrojtës i krahut të majtë por sezonin e kaluar është transformuar në një qendërmbrojtës./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...