Liverpooli e mundi Milanin, City i frikshëm, PSG me Messin befasohen nga Brugge

PUBLIKUAR

Liverpooli e ka mposhtur 3-2 Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, City e ka shkatërruar Leipzigun 6-3, derisa PSG ka barazuar befasisht 1-1 me Club Bruge. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka barazuar 0-0 në shtëpi me Porton.

Liverpooli dhe Milani ka dhuruar spektakël në Anfield, ku u shënuan 7 gola dhe në fund triumfuan vendasit me rezultatin 3-2, raporton Gazeta Express.

Liverpooli e nisi furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me autogolin e Fikayo Tomori.

Por, Milani reagoi dhe me dy gola të shpejtë në të 42’ me anë të Ante Rebic dhe 44’ Brahim Diaz, përmbysi gjithçka, për 2-1 në pjesën e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Liverpooli ishte tjetër skuadër.

Mohamed Salah, i cili humbi një penallti në pjesën e parë, arriti që të shënojë golin e barazimit, për 2-2 për vendasit, në minutën e 49’.

Derisa golin e tretë vendasit e shënuan përmes Jordan Henderson në minutën e 69’, për fitoren 3-2.

City 6-3 Leipzig

Pas pak raportet e të gjitha ndeshjeve….

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...