Liverpooli arrin marrëveshje për Remy

PUBLIKUAR

222

Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e Loic Remy nga QPR për një shumë prej tetë milionë funtesh.

Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë me Redsat gjatë javës që vjen, pasi veçmë është arritur marrëveshja dhe klubi nga Anfield është pajtuar të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së futbollistit.

27-vjeçari thuajse e ka afruar në 70 milionë funte shumë e shpenzimeve të Liverpoolit në këtë afat kalimtar, e cila është e përafërt me paratë që ‘Të Kuqtë’ përfituan me shitjen e Luis Suarez te Barcelona.

Remy ka qenë një kohë të gjatë në planet e Arsenalit, mirëpo Arsene Wenger e ka pasur gjithmonë si alternativë e jo si shënjestër kryesore.

Në këtë afat kalimtar në Anfield deri më tani janë transferuar Adam Lallana, Rickie Lambert, Lazar Markovic dhe Emre Can. (Liverpooli e ka transferuar edhe të riun Divock Origi, i cili do të kthehet te Lille në formë huazimi). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...