Liverpooli arrin marrëveshje për Morenon

PUBLIKUAR

6

Liverpooli është pranë transferimit të Alberto Morenos nga kampioni i Europa League, Sevilla.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për çmimin e mbrojtësit të majtë dhe ai pritet të kalojë në Anfield gjatë këtij muaji.

Klubit anglez i është thënë se mund të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit me kusht që të paguajë çmimin e kërkuar nga klubi spanjoll (që nuk është bërë publik).

Liverpooli e ka ndjekur këtë lojtar qe një kohë, mirëpo para dy javësh bisedimet kishin ngecur.

Por tash duket se gjërat janë qartësuar dhe Moreno nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U përurua një muaj më parë, thyhet objekti dhe vjedhen disa paisje stërvitore në stadiumin e Lipjanit

Një muaj më parë u përurua stadiumi nëDobrajë të Lipjanit, derisa sot është thyer...

Armand Duka e thotë prapë: I kemi dyert e hapura për lojtarët shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka sërish i ka qëndruar besnik...

Kosova fiton sfidën e parë ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka startuar në mënyrën më të mirë kualifikimet për...