Xherdan Shaqiri mund ta vazhdojë karrierën në Angli. Mesfushorit kosovar nuk është duke ju ‘shkoqur’ Liverpooli, i cili po insiston ta transferojë në “Anfield Road”.
Gjiganti britanik së fundmi e ka ndërmarrë ofanzivën e radhës, duke i bërë gati 18 milionë euro për përfaqësuesin zviceran, i cili shkëlqeu në Botërorin e Brazilit.
“Reds” janë duke e ‘ndjekur’ futbollistin gjilanas qe 18 muaj, por nuk kanë arritur ende ta bëjnë të vetin.
22 vjeçari nuk po gjen hapësira në Bayern Munich dhe mund të largohet nga “Allianz Arena” këtë verë.
Krahas Liverpoolit, interesim për Shaqirin kanë shprehur edhe dy skuadrat italiane, Juventus e Roma.
Ish futbollisti i Baselit ka kontratë me Bayernin edhe dy vjet, por mund ta mbyll qysh tash eksperiencën bavareze.


