Lituania po përgatitet për luftë? Publikohet “manuali për mbrojtje” në rast pushtimi!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Shqetësimi për një pushtim të mundshëm rus në Lituani është më se i qartë, që prej aneksimit të Krimesë nga forcat e Moskës.

Për këtë arsye, autoritetet lituaneze kanë publikuar një manual për 3 milionë qytetarët e saj, me të cilin i udhëzon si të mbrojnë atdheun në rast pushtimi.

Lituania ka rinisur rekrutimet dhe ka rritur shpenzimet për ushtrinë, pa llogaritur thirrjet drejt NATO-s për më shumë trupa të aleancës në territorin e saj, që tashmë janë bërë realitet.

Por, këto nuk kanë mjaftuar për të ulur ankthin, ndaj dhe botimi i manualit që titullohet “Përgatitje për t’i mbijetuar emergjencave dhe luftës” e konfirmon këtë.

Për më tepër, në libër shkruhet se Lituania duhet të ketë kujdes nga veprimet e Rusisë, duke treguar qartë se kujt u druhet, pasi Moska nuk përton të përdorë forcën ndaj fqinjëve.

Kjo është hera e tretë, që Lituania boton një manual të tillë që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, ndërsa në të shkruhet se Moska preferon të përdorë metodën e mohimit dhe dyshimit, kur pushton një vend tjetër.

Manuali shpjegon se ka shumë rëndësi, që civilët të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun dhe të kenë vullnetin të rezistojnë, pasi kur këto elementë janë të fortë, agresori e ka të vështirë të pushtojë.

Libri me udhëzime flet për armët ruse dhe ka udhëzime për ndihmën e parë dhe mbijetesën në pyje, përcjell TCH.

Plot 30 mijë kopje të këtij manuali do të jenë të disponueshme në shkolla dhe biblioteka, ndërsa do të publikohet gjithashtu në internet.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...