Ka vend për të gjithë në biblotekën më të vogël në botë, vetëm me kushtin që të hyjnë një e nga një. Në një trotuar në New York ndodhet një bibliotekë shumë e vogël, që pret lexuesit e saj. Instalimi i krijuar nga arkitekët venezuelian është vendosur përballë Saint Patrick’s old Cathedral School, në Nolita dhe i jep mundësinë vizitorëve të largohen nga kaosi duke u vendosur në një hapësirë, edhe pse e limituar, për t’ju dedikuar leximit, shkëmbimit të librave dhe të sodisjes së ambjentin jashtë me sy tjetër. Struktura prej plastike dhe druri, që duket si një tavolinë gjigande, ofron një kupolë me rafte të vegjël për të futur kokën për një pushim të shkurtër.



