Lista Serbe kushtëzon rikthimin në Qeveri me postin e zv.shefit të AKI-së

PUBLIKUAR

Lista Serbe, që ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës prej 3 shkurtit, tani ka vënë kushte për t’u rikthyer në Ekzekutiv dhe Kuvend.

Burime të gazetës kanë thënë se Serbia, nëpërmjet kësaj liste, po mundohet që si kompensim për largimin e Jablanoviqit t’iu vërë kushte partnerëve të koalicionit PDK-LDK, për lejimin e propozimit të emrit për zëvendësshef të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), shkruan sot Koha Ditore.

Qysh para shkarkimit të Jablanoviqit, gazeta pati shkruar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, po insiston që ta vendosë njeriun e tij për zëvendësshef të AKI-së. Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës nuk ka pohuar as mohuar në lidhje me “kushtin” e serbëve.

Ata nuk kanë qenë në gjendje as të japin ndonjë përgjigje të saktë se kur do të rikthehen zyrtarët serbë në Qeveri.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...