Lista Serbe sot është ankuar për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi iu shqiptua një dënim prej 25 mijë eurove.
Tanjug raporton se në ankesë pretendohet se dënimi është i padrejtë, pasi nuk ka pasur shkelje esenciale të kushtetutës dhe të dispozitave të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, lajmi.net.
Dënimi kishte ardhur pasi në një video të fushatës nga Lista Serbe, shteti i Kosovës paraqitej si pjesë e Serbisë, kishte deklarime kundër Ushtrisë së Kosovës, dhe kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.


