Lista e vitaminave të cilat kurrë nuk duhet t’i merrni në mëngjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Mjekët paralajmërojnë për pasoja të pakëndshme!

Vitaminat janë shtesë e ushqimit plotësues, por është shumë me rëndësi në cilën kohë të ditës merren.

Nuk është njësoj a do ta merrni një vitaminë të caktuar në mëngjes, pas stërvitjes apo para se të flini gjumë.

Sipas mjekëve, marrja e vitaminave të caktuara në mëngjes është veprim i gabuar, transmeton Telegrafi.

“Marrja e vitaminave në lukth të zbrazët shpesh mund të çrregullojë traktin gastrointestinal. Shumë njerëz ndiejnë dhembje në stomak, të përziera dhe kanë diarre”, thotë gastrologia Christine Lee dhe thekson që multivitaminat patjetër duhet t’i merrni me ushqim.

Cilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merrenCilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merren

“Koha më e mirë për marrjen e multivitaminave është gjatë racionit, në mënyrë që çdo yndyrë të mund të ndihmojë në absorbim”, ka thënë ajo.

Vitaminat A, D, E dhe K janë të zbërthyeshme në yndyra dhe nuk duhet t’i merrni në lukth të zbrazët.

Koha më e mirë për të marrë vitaminë D dhe vitamina të tjera të tretshme në yndyrë është pasi të keni ngrënë ushqime që përmbajnë yndyrë.

Magnezi zakonisht përdoret si një mjet për të fjetur, kështu që është mirë të merret në mbrëmje.

Cilat janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme në mënyrë që kockat e juaj të jenë të shëndetshmeCilat janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme në mënyrë që kockat e juaj të jenë të shëndetshme

“Një nga efektet e njohura të magnezit është se ai mund t’ju bëjë të përgjumur. Pra, marrja e magnezit para se të shkoni në shtrat është koha më e mirë. Nëse një suplement ju shkakton të përziera, merrni atë para se të shkoni në shtrat sepse nuk do të ndiheni efektet anësore gjatë gjumit”, tha mjekja dhe shtoi:

“Marrja e tyre me ushqim rrit aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat dhe zvogëlon rrezikun e të përzierave dhe problemeve me stomakun.

Asnjëherë mos pini vitamina para stërvitjes, por pas stërvitjes, sepse do të shkaktojë prodhimin e acidit në stomak”, theksoi gastrologia Christine Lee. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...