Goran Stojkov, ish gjeneral i policisë sot është lëshuar nga burgu. Ai ka qenë i dënuar në rastin ‘Spiun’ me 9 vite burg, e cila pastaj me rigjykim të Gjykatës së Apelit iu është ulur dënimi në 3 vite e 3 muaj të cilin e ka mbajtur në tërësi.
Gjatë kohës së procedurës së ankesës e cila udhëhiqej para Gjykatës së Apelit prej më shumë se një viti është zbatuar nga burgu. Gjykata e shpalli fajtor pasi që tek ti është gjetur një motorolë policore, me të cilën, sipas ekspertizës përderisa ka qenë në lëvizje e ka shfrytëzuar në më shumë lokacione dhe në atë mënyrë i ka përcjell komunikimet në MPB.
Është dënuar edhe për bashkim kriminal për të cilën mori dënimin nga shkalla e parë prej një viti burg, u dënua me 5 vite burg për mashtrim, 3 vite burg për mbajtjen pa leje të armëve dhe një vit burg për keqpërdorim të detyrës, me çka iu caktua dënimi me burg prej 9 viteve ku iu llogarit prej kohës 16.09.2013 kur ka qenë në paraburgim.
Lirohet nga burgu i arrestuari në rastin “Spiun”
PUBLIKUAR


