Lirohen nga paraburgimi nëntë zyrtarët e arrestuar të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim në projektin e ndërtimit të stadiumit të Magurës në Lipjan janë liruar nga paraburgimi.

Kështu tha për Klankosova.tv avokati Driton Muharremi.

Ai tha se ky vendim ka ardhur nga Gjykata Supreme.

“Ende vendim të shkruar s’kemi marrë. Por, na kanë informuar derisa sa kemi qenë në intervistë tek prokurori. Ka ardhur njoftimi nga Qendra e Paraburgimit se klienti im dhe të tjerët janë liruar. Ky vendim është i bazuar në mbrojtje të ligjshmërisë”, tha ai për Klankosova.tv

Persona në fjalë ishin arrestuar nga policia më 23 janar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...