Liqeni më i thellë në botë në rrezik: Brenda tij gjendet 20 përqind e ujit të ëmbël të Tokës, kurse tani po kalon nëpër krizën më të madhe (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Liqeni Baikal që njëherit konsiderohet si liqeni më i vjetër në botë, po përjeton një nga krizat më të mëdha në historinë e saj 25 milionë vjeçare të ndotjes së ujërave fosfatike, përhapjes së algave, peshkimit të tepruar dhe ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë ekspertët.

Përveç që konsiderohet si liqeni më i vjetër në botë, ai është edhe më i thelli prej 1700 metrave dhe përmban 20 përqind të ujit të ëmbël të ngrirë në këtë planet, dhe është “shumë i vlefshëm për studimin e evolucionit”. Ky liqen i Siberisë figuron në listën e Trashëgimisë Botërore të organizatës ndërkombëtare UNESCO, dhe atë që nga viti 1996, transmeton Telegrafi.

Për biodiversitetin flasin më së miri të dhënat për ujërat dhe brigjet e Baikalit në të cilin jetojnë rreth 3.600 specie bimore dhe shtazore, ku pothuajse 80 përqind prej tyre janë endemike, por që janë të ekspozuara nga ndikimet negative që po grumbullohen.

Peshku i rrallë i njohur si Omul, rrezikohet nga algat që në masë të madhe janë përhapur, kurse disa lloje të sfungjerëve tashmë janë zhdukur. Në fillim të tetorit, qeveria ruse ndaloi peshkimin e Omulit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...