Lipjani përfiton mbi 1 milion euro nga Granti i Performancës

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit edhe këtë vit, është përfituese e Grantit të Performancës, duke dëshmuar sërish përkushtimin dhe transparencën në qeverisjen lokale. Vlerësimi i 27 treguesve të matshëm ka sjellë një rezultat të shkëlqyer për Lipjanin, duke konfirmuar suksesin dhe efikasitetin e administratës së Komunës së Lipjanit, thuhet në njoftim.

Me këtë grant, në vlerë prej 1,041,389.61 euro, do të realizojmë projekte të rëndësishme të investimeve në infrastrukturë, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Projektet që do të realizohen janë:

1. Ndriçimi publik në fshatin Jeta e Re.
2. Asfaltimi i rrugicave në lagjen Pojata në Krojmir.
3. Ndërtimi i Shtëpisë Muze të veteranëve të UÇK-së në Krojmir.
4. Rikonstruimi i rrugës “Poturovc – Ribar i Madh”.
5. Ndërtimi i murit Gabion në Gadime të Ulët (afër shpellës).
6. Rikonstruimi i rrugës Sllovi – Dobratin.
7. Asfaltimi i rrugicave në Magure, Verrshevc, Leletiq, Poturovc, Torinë dhe Bujari.
8. Asfaltimi i rrugicave Llugaxhi – Dobraj e Madhe.

Këto janë projekte të bashkëfinancuara nga Granti i Performancës, ndërsa projektet e tjera të parapara me buxhetin komunal për vitin 2025, të cilat do të ekzekutohen gjatë vitit aktual.

Falënderoj të gjithë zyrtarët komunalë për punën e tyre të palodhshme dhe qytetarët për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Ky është një sukses i përbashkët për Lipjanin, shkruan Komuna e Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...