Lipjani për herë të parë merr pjesë në Konferencën e Investitorëve për mundësitë e zhvillimit të turizmit lokal

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit në krye me Kryetarin z.Imri Ahmeti, për herë të parë merr pjesë në Konferencën e Investitorëve për mundësitë e zhvillimit të turizmit lokal.
Me këtë rast, Komuna prezantoi zyrtarisht Master Planin për Zhvillimin e Zonës së Goleshit, një projekt ambicioz që synon ta shndërroj këtë zonë në një destinacion të qëndrueshëm turistik.
“Ky plan parashikon zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për organizimin e garave ndërkombëtare në sportin e paraglajdit  dhe në sporte të tjera fushore duke krijuar kështu mundësi reale për investime në turizmin malor dhe natyror” tha Ahmeti.
Ndër të tjerash Ahmeti theksoi se Lipjani posedon resurse natyrore të pasura dhe atraktive, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zhvillimin e turizmit lokal.
“Kodra e Goleshit, një nga asetet tona më të çmuara natyrore tashmë ka një master plan të gatshëm, i cili përfshin të gjithë komponentët e nevojshëm për ta shndërruar atë në një zonë funksionale për turizëm gjithëvjetor”.
Poashtu gjatë konferencës, u prezantuan mundësitë konkrete për investime në përputhje me master planin, modelet e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor dhe promovimin e aktiviteteve në natyrë si paragliding, ecje malore , çiklizëm etj. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...