Lipjani me 8 vatra aktive të zjarrit

PUBLIKUAR

Agjencia për Menaxhimin Emergjent njofton se gjendja me zjarret është rënduar ndjeshëm si pasojë e temperaturave si dhe erërave të forta.

Statistikat (24 orët e fundit):

Janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve.
Vetëm gjatë pasdites së sotme janë raportuar 57 raste.
Njësitet zjarrfikëse kanë intervenuar me efikasitet dhe kanë arritur të shuajnë shumicën e tyre.
Aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri në këto komuna: Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj, Gjilan.

Situata

Gjatë ditës është shënuar rritje e vatrave të zjarrit në disa rajone të vendit.
Disa nga këto zjarre kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokës dhe pyjeve dhe janë të vështira për t’u lokalizuar për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.
Ekipet zjarrfikëse janë në terren me kapacitete të plota, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat lokale.
Rreziku nga zjarret mbetet i lartë. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që:
Të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura.
Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.
I lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe, në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve.

Agjencia për Menaxhimin Emergjent po monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të informojë publikun me njoftime të rregullta.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...