Lipjani bëhet me Qendër Informuese Turistike

PUBLIKUAR

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan është bërë përurimi i Qendrës Informuese Turistike që do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari Komunës, Fauz Xhemajli ka bërë përurimin e Qendrës Informuese Turistike duke thënë se kjo qendër do të jetë pikë ku gjithë turistët që vizitojnë Lipjanin do të informohen për pikat turistike që gjendën në Komunën e Lipjanit.

Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar organizatën ASB dhe Këshillin Veprimit Bujqësorë që kanë ndihmuar Komunën që ta realizoj këtë projekt.

Qëllimi i ndërtimit të qendrës Informative në Lipjan është mbështetja dhe promovimi i Turizmit në Komunën e Lipjanit.

Pëfaqësuesit e ASB-së u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Lipjanit duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kjo qendër do të ofroj edhe materiale të ndryshme si broshura dhe udhëzues të ndryshëm që turistët ta kenë më të lehtë qasjen vendet turistike në trashëgimin kulturore dhe natyrore të Komunës së Lipjanit

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 8 people, people smiling, people standing
Image may contain: outdoor
Image may contain: screen and phone
Image may contain: 8 people, people smiling, people standing
Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...