Lipjan, u suspenduan për rastin e vrasjes së Hamide Magashit – zyrtarët policorë kthehen në punë

PUBLIKUAR

Katër zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Lipjan, cilët janë suspenduar nga puna lidhur me rastin e vrasjes së Hamide Magashit, janë kthyer në vendin e tyre të punës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një përgjigjeje me shkrim ku thuhet se e kanë njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës se shkaqet e suspendimit të këtyre zyrtarëve policorë kanë pushuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj katër zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njëjtin kane kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe për këtë shkak ndaj tyre është rekomanduar suspendimi me pagesë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Telegrafin.

Pas mbledhjes së dëshmive, IPK-ja ka bërë të ditur se në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarve (një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës-Policia e Kosovës.

“Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar”, thuhet tutje në përgjigjen e inspektoratit

Hamide Magashi u vra mbrëmjen e 30 nëntorit të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Sokol Halili, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Halili për disa ditë ishte në arrati dhe më pas në shtëpinë e tij u vetëvra.

Ndaj 35-vjeçares kishte pasur një udhër-mbrojtje prej datës 13 shtator 2022 deri më 13 mars 2023, pas kërkesës që vetë viktima e kishte parashtruar më 8 shtator dhe për zbatimin e tij kishte qenë i ngarkuar Stacioni Policor në Shtime dhe Lipjan.

Katër zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Lipjanit ishin suspenduar lidhur me këto veprime hetimore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...