Lipjan, tri parti në një komunikatë, ja çfarë thonë!

PUBLIKUAR

PDK, AAK dhe PSDK përmes një komunikate kanë thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Komunën e Lipjanit, prishja e koalicionit qeverisës në mes të subjekteve politike të cilat kanë qeverisur deri më tani, më konkretisht dalja nga koalicioni i AAK-së rrjedhimisht sjelli edhe ndryshimet në përbërjen e ulëseve në KK të Lipjanit.

“Bazuar në zhvillimet e punimeve të seancës së rregullt të 38 me radhë të Kuvendit Komunal Lipjan, degët e subjekteve politike: PDK, AAK dhe PSDK në Lipjan për hir të së vërtetës dhe për të informuar drejt qytetarët e Komunës sonë dhe më gjerë ndjejmë përgjegjësinë për të dhënë këto sqarime. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Komunën e Lipjanit, prishja e koalicionit qeverisës në mes të subjekteve politike të cilat kanë qeverisur deri më tani, më konkretisht dalja nga koalicioni i AAK-së rrjedhimisht sjelli edhe ndryshimet në përbërjen e ulëseve në KK të Lipjanit.
Meqë, shumë zhvillime të papranueshme gjatë punës së Kuvendit Komunal të Lipjanit,në rrethana të agjendave te ndara te subjekteve politike , ishte e pamundur qe te parandaloheshin apo korrigjoheshin, situata e re e krijuar mundësoi pikëpjekje parimore në këtë plan, andaj dhe u krijua rrethanë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Me këtë rast PDK-ja filloi nismën për harmonizimin e një agjende të përbashkët me antarë të Kuvendit të AAK-së dhe të PSDK-së, për kordinim të veprimeve në realizimin e interesave të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Këto ndryshime brenda Kuvendit sollën dhe ndryshimin e përbërjes së ulëseve, ku tani PDK,AAK dhe PSDK kanë shumicën për marrjen e vendimeve dhe vendosjeve meritore në kuvend gjithmonë në interes të qytetarit.
Andaj duke vlersuar parimet themelore te demokracisë ku vota e shumicës në kuvend përfaqëson edhe shumicën e qyetarëve nisur nga ky parim ishim të obliguar të marrim hapin e parë për shkarkimin e ish kryesueses Vlora Limani – Hajnuni përmes votëbesimit në këtë seancë”, thuhet në komunikatë.

“Bazuar ne Nenin 47 te ligjit për vetëqeverisje lokale, pikat 47.2, pika 47.3, ne baze te Statutit te komunës se Lipjanit, neni 28 pika 28.3, bazuar ne rregulloren e punës se Kuvendit te komunës se Lipjanit, neni 14 nen piken b, neni 16 , pika 16.1 , nen b dhe c , neni 16 pika 16.2.1 si dhe bazuar në nenin 28 të kësaj rregullore, pika 28.4 si dhe shumë shkeljeve ligjore dhe procedurale dhe menaxhimit të dobët gjatë këtij mandati:
Procedimi i përzgjedhjes së Nënkryetarit për Komunitete me shkelje ligjore,mos respektimi i procedurave për thirrjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja për çështjen e Arsimit ,selektime në marrjen e propozimeve nga anëtarët e Kuvendit gjatë shqyrtimit të projekt rregulloreve dhe draft planeve të ndryshme,mos perfillje e propozimeve me shkrim nga anëtarët e Kuvendit ,procedimi i ndarjes së Shkollës së Mesme , e paraqitur nga AAK-ja ,rregullorja për menaxhimin e mbeturinave,sjelljet arrogante ndaj anëtarëve të Kuvendit jashtë çdo norme etike, duke fyer dhe shantazhuar gjatë mbajtjes së seancave,shumë propozim vendime të cilat kanë qenë me shkelje ligjore janë proceduar me kryeneçësi me interferimin e drejtpërdrejt të Kryetarit të Komunës z. Ahmeti si pasojë të njëjtat janë kthyer për rishqyrtim nga MAPL-ja”, thuhet më tej.

“Të nderuar qytetar duke marr parasysh disa nga këto shkelje ligjore dhe procedurale të lartë cekura, propozimi i ynë për shkarkimin e kryesueses ishte i drejtë në përputhje më rregullativen ligjore.
Duke e injoru rregullativen ligjore dhe kërkesën e drejt të shumicës parlamentare për votëbesimin e saj, këmbëngulësia për të mos procedu në votim këtë pikë të rendit të ditës ish kryeuesja vazhdon me veprimet tjera skandaloze duke mos përfillë vullnetin e shumicë së anëtarëve të Kuvendit mbyll seancën, njëanshëm dhe në shkelje të rregulloren e punës së Kuvendit më saktsisht nenin 39, edhe më keq bënë shkeljen e radhës të ligjit mbi transparencën publike, si dhe dhunshëm i detyron dhe i kërcënon të tërhiqen stafi i sektorit të Kuvendit përfshi procesmbajtësi,ndërprerjen e zërimit,ndërprerjen e linkut të transmetimit të seancës për publikun”, pohohet në komunikatë

“Kryetari i Komunës z. Ahmeti duke shkelur parimin themelor të ndarjes së pushteteve interferon në mënyrë të drejtpërdrejt dhe jashtëligjshëm në procedurat dhe në marrjen e vendimeve në Kuvend gjë që kryesuesja vëhet në lajthitje , bije pre dhe me insistimin e tij arrogant mbyll punimet e sencës.
Të nderuar qyetarë vendosmëria e jonë e drejtë për quar proceset përpara, gjithnjë në zbatim të ligjshmërisë duke respektuar parimin e shumicës në kuvend në zbatim të rregullatives ligjore në fuqi, ne vazhduam në mënyrë të rregullt dhe ligjore procedurat e shkarkimit e Kryesueses znj. Vlora Limani- Hajnuni dhe zgjedhjen e kryesuesit te ri z. Nazmi Krasniqi si përfaqësues i shumicës në Kuvend . Kryesusi i kuvendit z. Nazmi Krasniqi së bashku me shumicën e antarëve të Kuvendit do të vazhdoj punën me agjenden dhe shqyrtimin e pikave të rendit të ditës ,të aprovuar në seancën e 38 ,gjithherë duke përfillur planin vjetor të punës së Kuvendit dhe i bëjmë ftesë të gjithë anëtarëve të Kuvendit përfshi edhe ish kryeuesen e kuvendit tani anëtare e Kuvendit të na bashkohen në shtyrjen e proceseve tona përpara”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...