Lipjan, oganizohet duaja e haxhive

PUBLIKUAR

Me organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame, në Shtëpinë e Kulturës u organizua duaja e haxhive.

Hapja e Manifestimit u bë nga Kryeimami Burim Arifi, I pranishëm ishte Kryetari i Komunës z.Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, me çrast uroi haxhilerët duke iu dëshiruar udhëtim të mbarë e me adhurime të pranuara.
Kryetari i KBI-së Zaim Baftiu mbajti një ligjëratë rreth vlerës dhe organizimit të haxhit.
Me pjesë nga Kurani e Ilahi, u paraqit Avdush Krosa, ndërsa duanë e haxhit e bëri Imami Skender Mehmeti.

Nga Komuna e Lipjanit këtë vit udhëtojnë 26 Haxhilerë, ndërsa udhëheqës do të jetë Imami Shaqir Shaqiri.

KBI Lipjan të gjithë haxhilerëve iu dëshiron haxh të pranuar, udhëtim të rehatshem, qofshin me shëndet e rehati gjatë kryerjes së haxhit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...