Lipjan, mohon fajësinë dhe kundërshton aktakuzën që e ngarkon për vjedhje pylli

PUBLIKUAR

I akuzuari për vjedhje pylli, F.G, është deklaruar i pafajshëm duke kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij, në seancën e shqyrtimit të dytë gjyqësor, që është mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Ai ka thënë se nuk e ndien veten fajtor, duke mohuar ta ketë kryer një vepër të tillë.

Prokurori R.P, ka deklaruar se pasi që i akuzuari F.G nuk e ka paraqitur kundërshtimin me shkrim, rreth provave për hudhjen e aktakuzës, me qëllim që kundërshtimi të vlerësohet nëse ka bazë, në rrethana të tilla, ai ka thënë se vazhdon të qëndrojë pranë aktakuzës dhe provave të paraqitura në të, shkruan betimiperdrejtesi.com

Gjykatësi i çështjes, S.S me aktvendim seancën e radhës e ka caktuar për 6 mars 2019.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 19 tetor të vitit 2016, i akuzuari F.G me 30 korrik 2016, rreth orës 09:30, në pyllin në pronësi publike në vendin e quajtur “Akllap”, në Komunën e Lipjanit, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetit t’i sjell pasuri të kundërligjshme, ka prerë dru.

Në aktakuzë thuhet se ka prerë dru dhe atë trungje të llojit qarri, me dimensione dhe me diametër të ndryshëm, me vëllim të përgjithshëm 3.42 m3, me ç‘rast të dëmtuarës Agjencisë Pyjore të Kosovës,  i shkakton dëm në vlerë prej 437 euro, raporton betimiperdrejtesi.com

E me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli”, nga neni 358 par 1 të KPRK-së.

betimiperdrejtesi.com

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...