Lipjan: Kuvendi Komunal aprovon buxhetin komunal për vitin 2017-2019 (VIDEO)

PUBLIKUAR

Nën kryesimin e kryesueses Vlora Limani – Hajnuni, Kuvendi Komunal i Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 33-të me radhë, në të cilën u aprovua buxheti i Komunës për vitet 2017-2019, Ridestinimi dhe Transferi i Buxhetit 2016, dhe u dha një informat nga DKA për fillimin e vitit shkollor 2016-2017.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Shkelzen Hajdini, para këshilltarëve komunalë, ka prezantuar Buxhetin e propozuar nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti për vitet 2017-2019.
Në këtë rast, Kryetari, Imri Ahmeti, ka theksuar përfshirjen po thuajse të të gjitha fshatrave në planifikimin e buxhetit 2017 ku do të ralizohen mbi 100 projekte gjatë këtij planifikimi buxhetor. Ky buxhet gjithëpërfshirës është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshmëm në mes të Komunës qytetarit dhe shoqërisë civile së Lipjanit ka thënë Kryetari Ahmeti.

Ndërsa PDK si opozitë në Lipjan ka votuar kundër këtij buxheti duke e quajtur si buxhet elektoral

Video nga Seanca: www.youtube.com/watch?v=klQEbYOu_Zw 
Kryetari Ahmeti po ashtu ka thënë se angazhim dhe përkushtim imi ka me qenë realizimi i gjithë këtyre projekteve, duke kërkuar nga kuvendi dhe akterët tjerë relevant të angazhohen drejtë për drejtë në realizimin e këtyre projekteve.
Kryeu lipjanas, ka njoftuar kuvendin komunal se komuna e Lipjanit vazhdon të renditet ndër komunat e para me përformancen më të mirë të menaxhimit të buxhetit e cila garanton rritjen e bashkëpunimit me donatorë, njëkohëisht rritjen e buxhetit të cilin do ta adresojmë në plotësimin e nevojave të qytetarë tonë, njofton Komuna e Lipjanit.
Kryetari, Imri Ahmeti, ka propozuar Kuvendit edhe përfshirjen e dy projekteve shtesë, njërin për fshatin Divjak dhe tjetrin për fshatin Llugë. Ky projekt popozim u votua nga me shumicë votash ndërsa këshilltarët e PDK-së dhe një Vetëvendosje nuk e votuan këtë planifikim të buxhetit i cili është qenësor për qytetarët e komunës së Lipjanit, ka njoftuar Komuan e Lipjanit.

Video ll nga seanca kuvendit: www.youtube.com/watch?v=suc-iAuqsQg
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje këshilltarët komunal kanë aprovuar propozim vendim për miratimin e ri-destinimit dhe transferit të mjeteve buxhetore për vitin 2016 me 29 vota pro dhe asnjë kundër në shumën e mjeteve 146,420.00 euro të cilat mjete u adresuan për projekte të reja dhe një pjesë e kësaj shume janë adresuar për shkollën fillore në fshatin Bujari.
Rasim Hasani, drejtor i Drejtoratit për Arsim në Komunën e Lipjanit ka infomuar Kuvendin lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017.

Po ashtu PDK-ja ka hedhur kritika të shumta ndaj DKA-së për shumë çështje në arsim si dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënës.

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...