Lipjan: Komiteti për Komunitete ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 37-të me radhë

PUBLIKUAR

Në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 37-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë këtij takimi, Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Shkelzen Hajdini, informoi anëtarët e KK-së lidhur me qasjen e komuniteteve në shëndetësi, ndërsa përfaqësuesit e Zyrës Lokale për Komunitete informuan të pranishmit lidhur me raportin e punës së ZKKK-së.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje të ndryshme që prekin jetën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Like

Comment
Share

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...