Lipjan, I akuzuari pranon vjedhjen e rrymës, por mohon ta ketë shkaktuar dëmin rreth 1400 euro

PUBLIKUAR

I akuzuari për vjedhje të shërbimeve komunale, B.G,  e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

B.G ka thënë se e ndien veten fajtor që ka vënë kabllo jashtë pikës matëse dhe e ka shpenzuar energjinë elektrike pa e regjistruar, por ai ka mohuar që KEDS-it t’i jetë shkaktuar dëm në vlerën prej 1.387.24 euro, siç ajo e ka paraqitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se kabllon që e ka përdorë ka qenë shumë e hollë dhe nuk ka mundësi që një e tillë, t’u qëndrojë edhe pajisjeve tjera që janë paraqitur në aktakuzë.

Sipas tij, të vetmen pajisje që e ka pasur jashtë pikës matëse ka qenë një pajisje e vogël për ngrohje.

Prokurorja M.L nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit B.G, e që sipas saj, ky pranim është bërë sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Kosovës raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi S.S, me aktvendim shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 23 janar 2019, në ora 15 :30.

Ndryshe, sipas aktakuzës i akuzuari B.G, më 31 janar 2017, në shtëpinë e tij për plotësimin e nevojave të tij ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë thuhet se B.G, pa autorizimin e KEDS-it ka bërë lidhje direkte, përmes një kabllo jashtë pikës matëse, ku energjia e shpenzuar nuk është regjistruar fare, me ç ‘rast është shkaktuar dëm në vlerë prej 1.387.24 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E sipas aktakuzës me këto veprime B.G po akuzohet se e ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, nga neni 320 të KPRK-së

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...