Lipjan, i akuzuari mohon se ai shtiu në dasmë

PUBLIKUAR

Xheladin Olluri akuzohet se shtiu me armë gjatë një ahengu në një restorant, ku kishte shumë persona.

I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, Xheladin Olluri mohoi se ai ka gjuajtur me revole gjatë një dasme në restorantin “Blinaja” në Torinë të Lipjanit.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2013.

Në seancën e sotme, i akuzuari tha se nuk ndihet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë.

“Revolja që e gjeti Policia ishte false. Dhe, unë nuk kam gjuajtur me armë dhe ka dëshmitar që dikush tjetër ka gjuajtur”, tha i akuzuari në seancën fillestare.

Në bazë të aktakuzës, Xheladin Olluri me këto veprime ka kryer dy vepra penale: Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues i dha të akuzuarit tetë ditë afat për kundërshtim të provave dhe për kërkesën për hedhje të aktakuzës. Kallxo.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...