Lipjan, fillon java Globale e Ndermarrësisë 2022

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit sot ka filluar Java Globale e Ndermarrësisë 2022 nga programi i USAID-it, Qeverisja e Pronës, në kuadër të aktivitetit “Takohuni me Kryetarin tuaj”, ku është inicuar edhe themelimi i një trupe këshilluese e cila do të jetë në funksion të dialogut publiko privat në Komunen e Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur i lumtur që Komuna e Lipjanit është komuna e parë që po e fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë me një aktvitet shumë të rëndësishëm për dialogun publiko privat në nivelin lokal.
“Ne sot në Lipjan po e fillojmë këtë Javë Globale të Ndërmarrësisë që është ngjarja më e rëndësishme e ndërmarrësisë, e cila ka për qëllim t’i bëjë bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që synim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke shtuar se Komuna e Lipjanit ka ndërmarrë disa veprime por akoma duhet një angazhim i përbashkët që të shënohet progres i vazhdueshëm progres i cili është shumë i nevojshëm që do të jetë partneritet i vazhdueshëm me një këshill i cili do të përfaqësoj bizneset e Lipjanit dhe ky hap që sot po shënohet është një ndër hapat që do të ndihmonte në progresin e mëtutjeshëm.
Kryetari Imri Ahmeti, po ashtu ka ftuar bizneset që të jeni pjesë aktive e këtij këshilli e të jenë prezentë në takimet periodike që parashihen të mbahen, në mënyrë që të evidentohen të metat dhe të nxjerrë rekomandimet e nevojshme për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.
Nga ana tjetër, Ramadan Klisurica, Zëvendës Drejtor i aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, ka falenderuar Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin, duke theksuar se përgjatë një një jave në muajin Nëntor, USAID-i në Kosovë me partner e bashkëpunëtor do të promovojë ndërmarrësinë nëpërmjet aktiviteteve të dizajnuara për të vënë në pah potencialin e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...