Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka sulmuar fizikisht një femër tjetër në Lipjan. Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, kurse e dyshuara është intervistuar në polici.
Sipas policisë, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë;
· Lipjan / 29.01.2026 – 02:40. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndim trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


