Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zoja Velija, gruan që u shpall e zhdukur që nga 16 janar në Lipjan.

Sipas policisë, ajo është e lindur në vitin 1984, dhe është bërë e ditur se që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit;

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare;

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura);

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...