Prezantohet Raporti Vjetor i Stacionit të Policisë së Kosovës në Lipjan për vitin 2025

PUBLIKUAR

Prezantohet Raporti Vjetor i Stacionit të Policisë së Kosovës në Lipjan për vitin 2025

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, u prezantua Raporti Vjetor i Policisë së Kosovës për Stacionin Policor në Lipjan për vitin 2025.

 

Raportin e prezantoi Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Brahim Shatrolli, i cili theksoi se viti 2025 ka qenë një vit i suksesshëm për Policinë e Kosovës në Lipjan. Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti janë raportuar gjithsej 1,267 raste, të cilat janë trajtuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionale.

 

Me këtë rast, Kapiten Shatrolli falënderoi të gjithë zyrtarët policorë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe institucionet dhe akterët e tjerë relevantë për bashkëpunimin e ngushtë në funksion të rritjes së sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

Në këtë takim, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe Stacionit Policor në Lipjan. Ai falënderoi Policinë e Kosovës për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe theksoi rolin e përfaqësuesve të policisë në KKSB, ku përmes bashkëpunimit të ndërsjellë janë adresuar dhe trajtuar me sukses problematika të ndryshme të qytetarëve.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Nënkolonel Basri Shabani, përshëndeti prezantimin e këtij raporti dhe falënderoi të gjithë zyrtarët policorë për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë vitit 2025 në shërbim të sigurisë publike dhe rendit në komunën e Lipjanit.

 

Në përmbyllje të këtij takimi, u ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorë dhe zyrtarë policorë, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre profesional në shërbim të qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...