Lipjan, asgjësohet mall me afatë të skaduar

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspektoratit ka bërë me dije se gjatë muajit të kaluar së bashku me Policinë e Kosovës Departamenti NJHTQNJ, dhe Policinë e stacionit Policor në Lipjan ku kanë inspektuar disa subjekte të ndryshme ekonomike, si ato me veprimtari të rekreacionit, bilardo, kafe të natës, internet kafe, restorante, etj.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 subjekte ekonomike të cilat nuk kanë qenë të regjistruar ne MTI Prishtinë njësia në Lipjan, si edhe nuk kanë pasur pëlqim nga inspektoret e tregut për ta ushtruar këtë aktivitet ekonomik.

“Gjatë inspektimit në disa markete është gjetur mall me afat të skaduar në vlerë prej 56.25€ i cili është asgjësuar në vend”, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews

“Në bazë të urdhëresës së dhënë nga kryeinspektori Sanitar i Kosovës për të larguar një produkt të “Hipp Rice Pudding” janë inspektuar të gjitha barnatoret humane si dhe marketet por produkti i tillë nuk është gjetur në treg”, thuhet më tej.

“Nga AUV-u ka ardh një kërkesë për inspektimin e subjekteve afariste ushqimore për pranin e çamçakëzëve te firmës TËIST te cilat janë me afat të dyshimtë te përdorimit, gjate inspektimit nuk është gjetur produkti i tillë në treg aksioni i inspektimit ende është duke vazhduar për këtë produkt”, thuhet po ashtu. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...